Tentoi të kalonte kufirin me armë në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Has

Shqipëria

Tentoi të kalonte kufirin me armë në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Has

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:31
Arma

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pranë Hasit pasi tentoi të kalonte kufirin teksa kishte në bagazhin e makinës një armë sportive gjahu.

Raportohet se shtetasi I. M. udhëtonte me një automjet tip Benz, në bagazhin e të cilit iu gjet arma dhe municionet e saj të cilat u sekuestruan së bashku me makinën.

Sakaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Qafë Prush, Has

Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh, një armë sportive dhe municion për këtë lloj arme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat