Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se pas 14 majit do të marrin fund gjobat masive nga policia bashkiake.
Sipas Vasilit, “gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës”.
Tjetër shqetësim që Vasili ngre është pagesa e lartë e parkingjeve publike, pasi sipas tij për qytetarët kjo është e papërballueshme.
“Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë. Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin”, shkruan Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit!
◼️ Është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia
◼️ Pagesa e parkingjeve publike është në një nivel të frikshëm pasi kostoja e perditshme për një qytetar te zakonshem të Tiranës është e papërballueshme.
Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të marrin makinat për të kryer punët e tyre dhe gjobiten nga policia bashkiake.
Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të perdorin makinat private për të kryer punët e tyre dhe masakrohen ne gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Velise.
Le të dalë Veliaj, që të tregojë se ku shkojnë qindra miliona para që përfitohen nga gjobat dhe çfarë zgjidhet në kryeqytet më këto para.
Kaosi e trafiku në Tiranë është i përditshëm dhe tepër i rende sepse kanë një qëllim që të rritet konsumi i naftës edhe oligarkët e karburanteve të përfitojnë sa më shumë.
Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë.
Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin.
E para gjë që do të ndodhi pas 14 majit është:
🟥 përgjysmimi i tarifave të parkingut,
🟥 reduktimi drastik i gjobave ku policia bashkiake per qarkullimin rrugor do të ketë nje rol kryesisht edukativ e ndërgjegjësua dhe ndeshkues per shkelje te renda dhe jo si nje xhandar gjobash sic vepron sot.