Seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit të PD për VKM-në e qeverisë për konfiskimin e pronave ka nisur me debate.
Deputetët e PD kërkojnë shfuqizimin dhe deklarojnë se kjo VKM është shkelje e ligjit
“VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Cenon barazinë e shtetasve para ligjit”, ka deklaruar Gazment Bardhi.
Operacacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve opozita e quajti shkelje të ligjit ndaj PD e dërgoi në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit pasi sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës. PD përmes padisë argumentoi të gjitha shkeljet e ligjit.