Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejes, Benard Ndreca, ndërsa gishtin e fajit e drejton tek Edi Rama, që siç u shpreh Berisha “inauguroi çeljen e fushatës”.
Berisha: Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik.
Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetëror, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1e15 minuta të mëngjesit tritolin në makinën e tij.
Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e ppërparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik.
Në këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përben një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat ndaj likuidimit të tij.