Presidenti Bajram Begaj ka reaguar sa i përket shpërthimit në Vaun e Dejës, ku një përfaqësuesi politik iu vendos tritol në makinë gati një muaj para zgjedhjeve lokale.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj – i shqetësuar nga zhvillimet – ka dënuar dhunën, si dhe nxit institucionet të marrën masa.
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.
Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”- tha Begaj.