Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi. Ai u vu nën hetim nga drejtësia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili u kthye në të penduar. Ky i fundit deklaroi se ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit kishte ndryshuar vendndodhjen e armës së krimit me të cilën u vra Emiljano Ramazani.
Sipas dëshmisë së Dumanit, ish-shefi i krimeve e kishte vendosur armën në servisin e dy vëllezërve Manhasani në Peqin, me qëllim përfshirjen e tyre në krim dhe përplasjen me bandat e tjera.
Ai dyshohet se i shërbente emrit të njohur të drejtësisë, Erjon Alibejt.
Më tej, ai iu kishte thënë kolegeve se ka siguruar informacion për vendin ku ndodhej arma nga një i panjohur që e kishte ndaluar në rrugë.