Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.
Beqaj ka dorëzuar përgjigjie negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ia lënë vendin e tij një tjetër kolegu.
Postin e Becit në Kuvend do ta marrë Frrok Gjini.
Benet Beci është zgjedhur nga Partia Socialiste që të garojë më 14 maj për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ku do të përballet me demokratin dhe kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.