“Escobar nuk ka ardhur për zgjedhjet e 14 majit”/ Papa zbulon arsyen kryesore të vizitës së zyrtarit amerikan

Shqipëria

“Escobar nuk ka ardhur për zgjedhjet e 14 majit”/ Papa zbulon arsyen kryesore të vizitës së zyrtarit amerikan

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:23
Robert Papa

Gazetari Robert Papa deklaroi se Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm për Ballkanin nuk ka ardhur për zgjedhjet e 14 majit, pasi për politikën amerikane nuk përbëjnë ndonjë interes të madh.

Gazetari tha se Escobar mund të mbështesë edhe Muho Asllanin por e rëndësishme është se kë mbështesin shqiptarët.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Papa theksoi se çështja kryesore është gjendja në Kosovë, asociacioni, sulmet e Iranit si dhe qëndrimi i Shqipëri në lidhje me Kinën dhe Rusinë.

Papa tha se politika amerikane duhet ta ndihmonte Shqipërinë për sistemin zgjedhor duke shtuar se nevojitet garë me balotazh.

Vazhdon me vizita qesharake Escobar, nuk del dot nga vija që ka depratamenti ndaj politikës në Shqipëri. Mund të jemi rasti i parë në 30 vitet e fundit që një zyrtar amerikan interesohet kaq shumë për zgjedhjet lokale. Janë zgjedhje vendore, me kërkesën e ambasadores Yuri Kim ai ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë  tjetër për të treguar që departamenti e mbështet dhe që ajo nuk i ka pasur deklaratat e veta por të vijës.

Escobar nuk e ka kuptuar që mund të mbështesë dhe Muho Asllanin në Shqipëri , por rëndësi ka kë mbështesin shqiptarët, amerikanët duhet ta kishin kuptuar me kohë. Escobar ka bërë thirrje të hapura dhe  pasi thirrjeve ka ndodhur e kundërta.

Escobar nuk ka ardhur për 14 majin. Kryesore është gjendja në Kosovë, sulmet e Iranit dhe ku do të qëndrojë Shqipëria në këtë përplasje me Kinën dhe Rusinë. Diplomacia është nën rreshta.

Escobar ofiqin e ka si i dërguari special i Ballkanit, nuk ka lidhje me zgjedhjet, nuk ka përvojë. T’ju bind që amerikanët , ju kthej pas në zgjedhjet e majit të 1996 që u su,lmuan nga DASH, u quajtën të vjedhura. Në tetor zgjedhjet lokale u fituan sërish nga Berisha dhe u njohën. Politika amerikane nuk ka interes për zgjedhjet lokale. Votohet për administrator. Nëse kishte dashiri të madhe për lokalet mund të takonte Veliajn, apo kandidatin e Alibejajt. Fushata nuk filluar, se mund të quhet edhe ndërhyrje. Siqdoqoftë ai është zyrtari i SHBA-ve , ata duan ta mbajnë lidhje me qeverinë prandaj takimi i parë ishte me Ramën e pastaj me Presidentin.

Duke parë minutazhin e takimit  jepet një tjetër mezash. Escobar ka dështuar në këtë vijë si Palmer. Nuk e njohin realitetin. Nëse duan të luftojnë ndaj non-gratën të jenë hapur. Korrupsioni është nga të dyja krahët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat