Pr/ligji për ndryshimin e taksave kombëtare, Vasili: Parlamenti është shpartalluar, pjesë e klientelizmit

Shqipëria

Pr/ligji për ndryshimin e taksave kombëtare, Vasili: Parlamenti është shpartalluar, pjesë e klientelizmit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:11
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit tha se Parlamenti ehte shpartalluar dhe se nuk është më sovran, pasi është bërë pjesë e klientelizmit.

“Dua të sjell një shqetësim të përsëritur. Parlamenti nuk është më sovran, por pjesë e klientelizmit. Një ligj që ka përfunduar rrugën dhe vjen në Parlament duhet të diskutohet, pasi nuk është biznes privat.

Nisma që lidhjen me taksat kombëtare, siç është ajo e rishikmit të taksave të qarkullimit. Nuk është prekur prej kohësh dhe kjo është e turpshme. Do thonë ‘e marrin, e fusin, e nxjerrin dhe nuk bëjnë asgjë’.

Është e qartë që ka një shpartallim të funksionimit të Parlamentit, ka klientelizëm. Për taksa të tjera siç ishte akciza e pijeve alkoolike ka taksa të tjera. Ju bëj thirrje që ta shmangin këtë shpartallim”, tha Vasili nga foltorja e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat