Zbardhet dëshmia e nënës të vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehova, në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo.
E ëma e 23-vjeçares rrëfeu momentin që bashkëshorti i saj dhe ajo panë që në shtëpinë e tyre ishte 29-vjeçari, Rrapo.
Sakaq ajo tha se vajza nuk vuan nga asnjë problem të shëndetit mendor.
Dëshmia e nënës së 23-vjeçares:
Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. Në korridor, në dhomë. Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. E gjetëm vajzën të zhveshur. Vajza nuk ka probleme mendore. Vajza tha se e zuri djali dhe…Ai kishte pirë. Unë i thashë që atë na sqarojë situatën, ai filloi dhe nuk na la fjalë pa thënë. Vajza u trondit.