OSBE ka reaguar një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit, ku do të votohet për bashkitë e vendit.
Përmes një mesazhi të publikuar së fundmi, OSBE ka kërkuar nga partitë politike shqiptare që të zhvillojnë një fushatë paqësore dhe në përputhje të ligjit.
OSBE ka kërkuar gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të ODIHR, për mbarëvajtjen e fushatës dhe votimeve.
Reagimi i plotë:
Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!