Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëllimi i vizitës së Grabriel Escobar në Tiranë është që të takojë partnerët dhe aleatët e SHBA në Shqipëri.
Lita u shpreh se në takimin me Ramën, Metën dhe Alibeajn Escobar ka dhënë porosi për mbarëvajtjen dhe moskontestimin e zgjedhjeve.
Escobar, një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel, u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal.
Ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij në Tiranë.