Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit, ka sjell problematikat e para ne vend. Si rrjedhorë, është bllokuar aksi i rrugës së Arbërit, në bypass-in Qafë-Murrizë.
“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftim.