Përfundojnë në spitalin e Kavajës katër turistë nga Kosova, një 35-vjeçare dhe tre të mitur. Bëhet e ditur se ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme në një hotel.
Ndërkohë për fat të mirë ata nuk kanë paraqitur problem serioze me shëndetin. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.
Ngjarja raportohet të ketë nddhur ditën e djeshme.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.