Kandidati për Bashkinë e Tiranës nga Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkeljed Alibeajn, Roland Bejko nuk i ka kursyer ironitë ndaj rivalëve të tij, ndonëse demokratë, për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Duke iu kundërpërgjigjur Berishës, Bejko tha se ata që mendonin se nuk kishin njerëz, u zhgënjyen.
“Ata që mendonin se nuk kishim njerëz, u zhgënjyen, të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve.
Fushata më e mirë është të shkuarit derë më derë. Të mos votohen ata që dikur kanë qenë të djathtë. Trekëndëshi i Bermudës donte ta asimilonte PD. Të martën çelim fushatën e PD për Tiranën.”, tha Bejko.