Zbulohet slogani i Alibeajt për fushatën elektorale të 14 Majit

Shqipëria

Zbulohet slogani i Alibeajt për fushatën elektorale të 14 Majit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:17
Enkelejd Alibeaj

“Frymëmarrje për Shqipërinë”, ky do të jetë slogani i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ditën e sotme, e cila shënon edhe nisjen zyrtarisht të fushatës, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp me kandidatin e tij për Tiranën, Roland Bejko dhe me ekipin e këtij të fundit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Alibeaj tha se PD do të jetë në të ardhmen alternativë qeverisëse.

“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Në rastin e zgjedhjeve, zgjedhjet janë për shqiptarët dhe për një moment të lëmë mënjanë atë se çfarë Partia Demokratike ka kaluar. Janë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike. Jemi këtu dhe marrim pjesë në këto zgjedhje pikërisht për të vazhduar kauzat tona. Kauzat e PD, kauzat e drejta, kauzat e ndershme që kemi mbajtur për të cilat kemi rezistuar gjatë kësaj kohë, e për të cilat do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, grupit parlamentar, kryesisë, të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë. Falënderojë të gjithë demokratët të cilët I mbrojtën këto kauza me sakrifica. Falë rezistencës së tyre, Partia Demokratike do të ngrihet më e fortë se më parë. Sepse unë besoj që janë pikërisht këto vlera, që është pikërisht kjo sakrificë ato të cilat do të triumfojnë. Partia Demokratike padyshim, e kam bindje këtë, do të jetë në të ardhmen alternative qeverisëse pavarësisht sakrificave që kemi kaluar tashmë”, tha Alibeaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat