Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është lënë në burg këtë të premte me një vendim nga Apeli i GJKKO pas ankimimit të bërë disa ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat, avokati i tij tha se pas drejtësisë shqiptare ata do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, ku theksoi se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e rënduar së fundmi.
Lidhur me deklaratën e Allës, se arrestimi i tij është politik avokati tha se nuk ka tagër që të flasë mbi këtë çështje.
“Është gjithë kontradita, pastaj mbetet në Gjykatën e Stratzburgut. Ai ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësuar, nuk kam tagër të them nëse arrestimi i tij është politik”, tha ai.
Kujtojmë se Alla është arrestuar nga SPAK për një abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Po ashtu në burg janë lënë dhe 12 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderë publikë.
Konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja dhe Aqif Konesha. Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arrestit me burg. Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.