Spahiu për deklaratat e Escobarit: SHBA e bëri të qartë, Berisha edhe po fitoi zgjedhjet është ‘non grata’

Shqipëria

Spahiu për deklaratat e Escobarit: SHBA e bëri të qartë, Berisha edhe po fitoi zgjedhjet është ‘non grata’

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:37
Kreshnik Spahiu

Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu, duke ju referuar intervistës me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, theksoi ditën e djeshme se Gabriel Escobar e bëri të qartë se Sali Berisha edhe po fitoi zgjedhjet nuk i hiqet statusi non grata. I ftuar në një intervistë televizive ditën e djeshme, Spahiu shtoi gjithashtu se Escobar e bëri të qartë se Berisha inspiron një frymën anti-amerikane dhe një politikë anti-shqiptare.

“I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh hapur se ata që inspirojnë frymën anti-amerikane, nuk e kanë vetëm me Amerikën por ka një politikë anti-shqiptare dhe padyshim me këtë nënkuptonte Sali Berishën, se nuk mendoj se nënkupton ndonjë gazetar të mediave shqiptare. Nga ana tjetër u kujdes të japi një mesazh shumë të qartë se në praktikën e diplomacisë amerikane dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk ka asnjë rast në planet që një zyrtar të shpallet non grata dhe pavarësisht nga zgjedhjet politike, edhe sikur ti fitojë ky individ, nuk e ndryshon qëndrimin, është 0% mundësia që të ndryshohet non grata”, deklaroi ai.

Më tej Spahiu e quan qëndrimin e Berishës, që nga shpallja non grata, si agresive dhe anti-amerikane, dhe me këtë qëndrim shanset që statusi t’i hiqet është në minus 100.

“Edhe sikur të ketë pasur një hezitim me qëndrimin e Berishës nga shpallja ‘Non Grata’ deri më sot, me agresivitetin e tij dhe këtij inspirimi anti-amerikan shanset kanë shkuar nga 0 në minus 100. Këto u mundova të kuptoj nga rreshtat e zotit Escobar”, nënvizoi juristi i njohur, Kreshnik Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat