Autoriteti Mediave Audiovizive u ka kërkuar dje mediave audio-vizive që të bëjnë kujdes me publikimin e informacioneve të publikuara në kanalin Homeland Justice të disa e-maileve të nëpunësve të Autoritetit të Informacionit të Klasifikuar.
AMA kërkon nga mediat audiovizive që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Informacionit të Klasifikuar me homologët.
“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të “Homeland Justice”, më datë 06.04.2023, janë publikuar email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.
AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët. Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve”, njoftoi dje Autoriteti Mediave Audiovizive.
Kujtojmë se ditën e djeshme grupi “Homeland Justice” publikojë disa e-maile të nëpunësve të Autoritetit të Dosjeve, në grupin e saj në “Telegram”.