Sekretari i Përgjithshëm, Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur optimist pak para çeljes së fushatës zgjedhore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka ftuar të gjithë shqiptarët, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës, teksa ka shkruar se më 14 maj do të ndodhë ndryshimi i madh.
“Me ekipin e mrekullueshëm të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës!
Ju ftojmë të gjithëve në ora 12:00, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare për Ndryshimin e Madh më 14 Maj!”, ka shkruar Blushi në Facebook.