Fushata e PS me mbjelle pemësh, Balliu: Kjo maxhorancë mbjell vetëm drogë dhe pallate

Shqipëria

Fushata e PS me mbjelle pemësh, Balliu: Kjo maxhorancë mbjell vetëm drogë dhe pallate

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:59
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis BalliU

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka ironizuar fushatën e Partisë Socialiste me mbjellje pemësh në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Pak para nisjes së ceremonisë për hapjen e fushatës së PD në stadiumin Air Albania, Balliu u shpreh për gazetarin e Panorama TV, Klevin Muka se kjo maxhorancë nuk shquhet për mbjellje pemësh por për mbjellje droge dhe pallatesh.

“Kjo maxhorancë nuk shquhet për mbjellje pemësh. Shquhet për mbjellje droge. Shkuan në darkë atje dhe bënë një festë me paratë e qytetarëve,, Këta kanë mbjellë pallate dhe drogë”, u shpreh ai.

Balliu theksoi se PD ka bindjen se disa nga bashkitë kryesore si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kamza do të votojnë për kandidatët e opozitës.

“Tirana, Elbasani, Durrësi, Kamza janë të fituara nuk diskutohen ato. Kemi mungesë të ujit të pijshëm dhe infrastrukturës kudo në Shqipëri. Një dhimbje e madhe është edhe largimi dhe ndarja e familjeve Të rinjtë dhe të rejat janë larguar për shkak të mungesës në Shqipëri”, tha ai.

Ai akuzoi ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se vjedh taksat e qytetatëve duke ndërtuar rrugë 30 mln euro kilometri.

“Ulja e taksave është një domosdoshmëri. Nuk ka nevojë të taksosh për çdo gjë Nuk ndodh në asnjë vend botës si këtu,, Vetëm në një vend ku shteti të marrë të gjitha paratë e qytetarëve për t’i vjedhur më pas me rrugë 30 mln euro kilometri që bën Belinda Balluku. Mendoj se rikthimi te politikat e djathta do forconte ekonominë dhe do kthente qytetarët”, deklaroi ai.

Një koment e bëri edhe për premtimin e Ramës për rritje pagash duke e konsideruar atë vetëm një mashtrim. “Rritja e pagave në këtë formë është thjesht një mashtrim, Nuk është kjo zgjidhja, Zgjidhja është me politika sociale. Kush është kundër Ramës, i sulmon biznesin, sulmon median. Nëse gazetarët flasin kundër tij ai i sulmon, i largon nga puna. Ne sot jemi vendi me taksat më të larta dhe pagat më të ulëta”, u shpreh Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat