Neurokirurgu i njohur shqiptar në SHBA prof. Gentian Toshkezi dhe dr. e shkencave në Edukim e cila ka studiuar Neuro-Shkencë, në Universiteti i Kolumbias në New York Fatjona Lubonja kanë zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi.
Tryeza ka qenë rreth problemeve të trurit si pasojë e dëmtimeve, tumoret dhe ndërhyrjet kirugjikale që mundësohen sot në të gjithë zonat e trurit, falë zhvillimit teknologjik.
Për dr. e Shkencave në Edukim Fatjona Lubonja rehabilitimi pas operacioneve është shumë i rëndësishëm, por sipas saj në Shqipëri fatkeqësisht nuk i kushtohet shumë vëmendje.
Dr. Fatjona Lubonja punon në universitetin numër një në botë sa i takon certifikimit të mjekëve dhe infermiereve në specialitetin për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rriturve.