“Jemi shqiptarë ne o budallenj!”- Berisha me tone të ashpra: Ne kishim mangësi e të meta, por s’krahasohemi me PS!

Shqipëria

“Jemi shqiptarë ne o budallenj!”- Berisha me tone të ashpra: Ne kishim mangësi e të meta, por s’krahasohemi me PS!

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:13
Ish-kryeministri Sali Berish

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij me tone të ashpra iu drejtua Edi Ramës duke thënë se shqiptarët nuk e falin besën e prerë dhe votën e vjedhur.

Berisha tha para qytetarëve se ata treguan se iu bashkuan pas të djathtëve për të nderuar pushtetin moral.

Ndërkohë që theksoi se ata nuk u blenë siç ka bërë qeveria Rama me “narko-eurot”.

Berisha tha se edhe qeverisja e PD ka patur probleme, por ai shtoi se nuk krahason me qeverisjen e rilindjes në pushtet.

Ish-kreu i qeverisë tha se në kohën e qeverisjes së PD në Shqipëri pritej Presidenti Bush, ndërkohë që Edi Rama pret McGonigalin, me të cilin tha se do përfundojnë në të njejtën qeli.

“Ramës dhe Rilindjes i them vetëm dy fjalë: Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.

Ndryshimi është në duart tuaj, bashkë do fitojmë.  Ne nuk kemi asnjë pushtet, përveç pushtetit moral të këtij vendi që ju dëshmuat që e meritojmë plotësisht.

Idealet tuaja të lirisë, ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, pasi nuk vini me ne se nuk jeni të blerë me narko-euro siç bën Edi Rama. Ju nuk vini me ne se ju premtojmë vende pune siç bën Rilindja. Ju I tregoni shqiptarëve se ne jemi një popull që s’mund të mashtrohemi . Ju u ngritët mbi çdo shantazh dhe i dolët vendit tuaj zot në një kohë të vështirë.

Sot sollëm shpresën në 14 maj do sjellim ndryshimin. Shqipërinë do e shpëtojmë dhe s’ka forcë në botë të na pengojë neve. Ka ende shqiptarë që thonë ç’më duhet mua, kjo sepse politika banale qeveritare qarkullojnë një sofizëm që të gjithë këta janë njësojë. Kjo është e pavërtetë. Ne kemi të metat dhe mangësitë që kemi nevojë për t’i përmirësuar, por kurrë nuk krahasohemi me këta.

Ne prisnim Presidentin Bush, kurse Edi Rama krenohet me McGonigal, me të cilin do shkojnë me të njëjtën qeli”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat