Dhjetëra banorë të komunitetit rom, në lagjen Drizë të bashkisë Fier, janë ngritur në protestë. Ata kanë denoncuar neglizhencën e pushtetit vendor, i cili i ka lënë pa investime, duke i privuar nga shërbimet më bazike.
Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme kjo neglizhencë shumëvjeçare – ka thënë kryetari i fshatit rom, Panajot Alushi.
2800 banorët e kësaj lagjeje shumë pranë qytetit, prej 30 vitesh janë të harruar nga të gjitha qeveritë – ka theksuar ai, ndërsa shtoi se ky komunitet nuk është i përfaqësuar as në këshillin e ri bashkiak me një anëtar nga radhët e tij edhe pse ka një numër te konsiderueshëm votuesish, rreth 1500.
Ndërkohë banorët kanë kërkuar sistemimin e rrugëve të lagjes.
Përballë kësaj situate, ata janë shprehur se do të detyrohen të bojkotojnë zgjedhjet e 14 majit.