Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirje qytetarëve që të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi ata do të jenë kandidatët që do të sjellin ndryshimin.
Meta në hapjes e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” theksoi se tashmë ka ardhur koha qëshqiptarët të bëjnë revolucion dhe të sjellin përembysjen e këtij regjimi monist dhe të korruptuar të Edi Ramës.
“Për shkak të eksperiencave që thamë është koha që të vrapojmë për t’i dhenë fund monizmit absolut. Më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri.
Është koha për ndryshim është koha për revolucion me votë, do të sjellë përmbyshjen e korrupsionit absolut dhe transparencë absolute me çdo kandidatë që do të zgjidhet. Ai autobus atje është shpresë e madhe sepse më në fund nuk do të vendosen taksa aritrare për qytetarët“, tha ai.