Tritol kreut të PD në Vaun e Dejës/ “Frymëzues eksponentë të PS”, Salianji: Qeveria në faj!

Shqipëria

Tritol kreut të PD në Vaun e Dejës/ “Frymëzues eksponentë të PS”, Salianji: Qeveria në faj!

Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:49
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në New24 me gazetaren Nisida Tufa, veç të tjerash foli edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vaun e Dejës, ku pak ditë më parë iu vu tritol kreut të PD atje.

Salianji e quajti ngjarjen me sfond politik, ndërsa tha se frymëzues të aktit janë eksponentë të Partisë Socialiste.

Salianji u shpreh se kur qeveria i vendos tritol dhe sulmon pronarë të mediave që nuk pranojnë të kthehen në puthadorës të tij, këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisda Tufa: Tritol kreut të PD Vaut të Dejës. Ngjarja ka lidhje me fushatën apo me të personalisht?

Ervin Salianji: Ngjarje të tilla kriminale duhet të ketë së pari një reagim të ashpër nga institucionet.
Ngjarje të rënda që duhet të marrin dënim të ashpër nga qeveria, çka nuk ndodhi. Pritet kapja e dënimi i autorëve, që as kjo nuk ka ndodhur.

Kam qenë para 3 ditësh pas ngjarjes në familjen e tij, zona nuk e njeh për person problematik, nuk ka pasur asnjë paralajmërim, kërcënim apo konflikt. kjo më bën të mendoj se kjo ngjarje ka një sfond politik.

Nisida Tufa: Ishte trembur?

Ervin Salianji: Nuk ka pasur asnjë lëvizje e kërcënim më parë ndaj tij. nuk shoh trembje as tek ai vetë e as tek demokratët. Tek familja shkaktohen pasoja e tronditje, sepse ndodhi në derë të shtëpisë, për pak sekonda rriskonte ai dhe e ëma. Ngjarje tronditëse për Shqipërinë. Mos kapja e autorëve e bën qeverinë me faj, frymëzues janë eksponentë të PS.

Nëse vendos tritol si në rastin e “Prestige”, nëse kërcënon biznesmenët e mediat që nuk të nënshtrohen e nuk kthehen në puthadoras të qeverisë, këto ngjarje ndodhin.

Nisida Tufa: Cilat janë zonat ku ka risk për përplasje?

Ervin Salianji: Këto zgjedhje janë zgjedhje me tension,. Rama po bën gjithçka për të fituar. Përdorimi i administratës dhe policisë së shtetit, segmenteve kriminale për të bërë fushatë e për të kërcënuar eksponentë që kanë ndikim në zonë, i bën zgjedhjet problematikë.

Të tilla janë edhe premtimet për rritje pagash dhe bonus për pensionistët.

Për 10 vite Rama nuk rriti pagat e pensionet sa të indeksonte inflacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat