Gazetarja Sonila Agostini ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania ku foli në lidhje nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Agostini zgjodhi të ironizonte mungesën e ideve politike në fushatat politike në Shqipëri përmes një batute:
“Unë do të përkthej me fjalë një video që kam parë në rrjetet sociale së fundmi, e cila ishte me humor sigurisht.
Idetë politike në fushatat shqiptare janë si kjo që do të tregoj tani. Burri fton gruan dhe i thotë po të pres në dhomën e gjumit. Dhe ajo i thotë: “Erdha sa të mbaroj së lari pjatat që kam në lavaman”. Edhe burri i kënaqur se po priste gruan, ndërkohë e dini me se i lante pjatat gruaja, me kruajtsen e veshëve”.