Nëse keni plan të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Shqipëria

Nëse keni plan të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Më: 16 prill 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Sot në Shqipëri parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të pakta të shiut, raportojnë mediat atje.

Pritet që reshjet të jenë më të dukshme në zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat