Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Elbasan

Shqipëria

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Elbasan

Më: 16 prill 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Kati i dytë i një banese dykatëshe në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë  elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat