Ambulanca përplaset me makinën një “Kryqëzimin e Tales”, një i plagosur

Shqipëria

Ambulanca përplaset me makinën një “Kryqëzimin e Tales”, një i plagosur

Më: 16 prill 2023 Në ora: 08:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në vendin e quajtur “Kryqezimi i Tales” në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Në aksident është përfshirë një mjet tip Ford dhe një nga autoambulancat e Laçit, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Ford.

Dyshohet se ka qenë mjeti tip Ford, i cili i ka prerë rrugën ambulancës.

Ky është një nga kryqëzimet që ka patur numrin më të lartë të aksidenteve, shumë prej tyre me humbje jete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat