Ndërkohë që kemi hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore dhe situate politike pritet që të jetë e nxehtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pyetur nga gazetarët në Korçë, si e shikon ai klimën politike në vend.
Kreu i Shtetit ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë që ‘sot është një ditë feste dhe nuk duhet ta prishim këtë atmosferë’.
Pyetje: Si e shihni klimën politikë?
Begaj: Kjo është një festë dhe mos ta prishim atmosferën e festës. Gëzuar pashkët!
Ndërkohë Presidenti uroi të gjithë besimtarët ortodokse për festën e Pashkës.
“Uroj për të gjithë shqiptarët që kjo pashkë ardhtë e mbarë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve”, tha ai per gazetarët.