Petrit Vasili: Më 14 ka vetëm një zgjidhje, kandidatët e koalicionit!

Shqipëria

Petrit Vasili: Më 14 ka vetëm një zgjidhje, kandidatët e koalicionit!

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:38
Nënkryetari i PL, Petrit Vasili

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majitm ku shprehet se ka vetëm një zgjidhje për fitore të cilët janë kryetarët e vërtetë të bashkisë përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Vasili në ‘Facebook’ ka krahasuar kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të ‘Rilindjes’, ku shkruan se qytetarët do votojnë të duhurit dhe jo këpucëlëpirasit e Ramës.

Sakaq shton se këpucëlëpirasit e Ramës nuk ndahen dot pasi kanë grabitur qindra milionë euro me tender dhe pas 14 majit do të ‘flaken nga Bashkitë, që me urdhër të Ramës, si vegla qorre të tij, i plaçkiten pa mëshirë, që vodhën dhe i varfëruan qytetarët”.

Postimi i plotë:

Ka vetem nje zgjedhje,Kryetare te vertete bashkie, perballe kepucelepirsve te Rames!

Ne 14 maj ka vetem nje zgjedhje, ka vetem nje alternative, ka vetem nje program, ka vetem nje votim, qe jane Kryetaret e ardhshem te Bashke Fitojme.

Perballe Kandidateve dinjitoze te Opozites, te zgjedhur nga qytetaret permes Primareve, jane ca drejtore servile, puthadore dhe kepucelepires te Rames.

Zgjedhja eshte nje e vetme, e qarte dhe shume e thjeshte! Do votohet Belind Kellici dhe jo hajduti i inceneratoreve dhe hipokriti i peshtire Veliaj, qe fshihet pas brekusheve te Rames. Do votohet Igli Cara dhe jo Sako, qe shkaterroi me urdher te Rames qytetin, Portin, bregdetin por edhe pasurite mijra vjecare te Durresit. Do votohet Luciano Boci dhe jo Llatja qe me vendimet e Edi Rames grabiti Elbasanin me inceneratore qe s’punojne dhe plehra qe digjen. Do votohet Bardh Spahia dhe jo Beci i Rames se korrupsionit ngado qe ka vajtur ne energji e FSHZH. Kepucelepiresit, qe falimentuan Bashkite e qytetareve, Rama i kandidoi 75% te tyre se 25% te tjere i ka ose ne burg, ose te larguar per korrupsion ose per rekorde kriminale dhe me nga dhjete emra seicili. Kepucelepiresit dhe Rama nuk ndahen dot se kane grabitur bashke dhe jane bashkfajtore dhe bashkpergjegjes per grabitjen e qindra milion euro me tendera, per falimentimin e ujesjellsave dhe per mijra patronazhiste parazite, qe kane mbushur bashkite. Kepucelepiresit e Rames do te flaken nga Bashkite, qe me urdher te Rames, si vegla qorre te tij, i plaçkiten pa meshire, qe vodhen dhe i varferuan qytetaret pa kursyer as vjedhjen per termetin, pandemine dhe inceneratoret.

Ka pra vetem e vetem nje zgjedhje.

Zgjedhja eshte vetem Bashke Fitojme.

Te shpetojme qytetet tona nga pandemia rilindase e kepucelepirsve te Rames!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat