Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh. Dikush për të ushqyer familjen, dikush tjetër për të paguar recetat e ilaçeve e dikush për t’i mundësuar fëmijëve shkollimin.
Marrja e kredive në banka krahas interesave të larta, procedurat e shumta por dhe frika për mos mundësinë e pagesave të kësteve në kohë, i detyrojnë qytetarët që më shumë t'i besojnë mikut se sa institucioneve financiare.
Qytetarët thonë se do të ishte më mirë të huazonin paratë te një familjar sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë, transmeton Top Channel.
Të tjerë mendojnë ndryshe. Për të shmangur konfliktet mes familjarëve apo miqve, zgjedhin që të marrin para në bankë.
Shqiptarët mendojnë se problemet e tyre marrin zgjidhje më të shpejtë te një i njohur ndaj shprehja “ Miku i mirë në ditë të vështirë” vijon të mbetet besim i tyre.