Programi elektoral, i koalicionit opozitarë për Bashkinë e Tiranës ka në fokus rishikimin dhe uljen e shtatë taksave vendore që rëndojnë biznesin në kryeqytetit.
Kjo masë së bashku dhe me premitimin e ofrimit të transportit pa biletë janë masa që do të ndikojnë në uljen e kostot së jetesës në Tiranë. Dorian Teliti, ekonomist pranë Partisë Demokratike sqaroi në emisioni E-ZONE se ku do të gjenden paratë për paketën fiskale.
Është në filozofinë tonë, të Partisë Demokratike që të ofrojmë taksa të ulta. Bashkia e Tiranës ka taksat më të larta për biznesit, është qyteti me koston më të lartë të jetesës. Ndërkohë paralelisht 60% e buxhetit të bashkisë përdoret për shpenzime operative.
Ekipi drejtues për bashkinë me në krye kandidatin Belind Këlliçi, do të shkurtojmë fondet për shpezimet operative, do të shkurtojmë stafin e dyfishuar në ndërmarrjet e Ujsjellës-Kanalizime si dhe do të anullojmë fondet për patronazhistët.- u shpreh Teliti.