“Tirana, si Palermo, ku dominon mafia, tejkalon Ndraghetën”, Berisha dënon sulmet: Një vajzë u masakrua nga partneri, një e re nga Kenia u vra nga soji i qeverisë

Shqipëria

“Tirana, si Palermo, ku dominon mafia, tejkalon Ndraghetën”, Berisha dënon sulmet: Një vajzë u masakrua nga partneri, një e re nga Kenia u vra nga soji i qeverisë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:23
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 28-vjeçare u dhunua barbarisht nga partneri i saj.

Berisha tha se Tirana është kthyer si Palermo, ku sundon mafia.

“Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.

Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.

Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës.

Ajo tejkalon Ndraghetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat