Kandidati për bashkinë e Elbasanit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ka çelur sot fushatën e tij elektorale.
Boçi ka shpalosur programin e tij.
Ndërsa ndër të tjera u shpreh se është imediate nevoja për investime dhe se Elbasani ka nevojë që të mbështetet në aspektin e bujqësisë.
“Duam të ‘ringjallim’ qytetin e Elbasanit dhe do të ofrojmë punësim për të rinjtë”, u shpreh ai ndër të tjera.