“Kam pasur disa komunikime me Bashën”, Bejko: Po karikon mbështetësit e tij në PD për fushatë

Shqipëria

“Kam pasur disa komunikime me Bashën”, Bejko: Po karikon mbështetësit e tij në PD për fushatë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 00:45
Roland Bejko

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko i ftuar në "Drejt" tha se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Bashën për zgjedhjet e 14 majit.

Siç, tregoi ai, Basha është në komunikim me mbështetësit e tij brenda PD për ti angazhuar në fushatën zgjedhore në mbështetje të tij.

Bejko: Basha është një deputet si gjithë deputetët e tjerë në Tiranë. Kam pasur disa komunikime me të në lidhje me çështjen e fushatës dhe jam i bindur dhe e di që është në komunikim me të gjithë mbeshtetësit që ka brenda PD për ti karikuar dhe për ti angazhuar në fushatë elektorale.

I pyetur nëse do ta shohim me të në krah në fushatë, ai u përgjigj.

Bejko: Nuk e di kjo është në dorën e zotit Basha. Unë kam nevojë për mbështetjen e gjithëkujt që nuk është non grata, nuk ka probleme me drejtësinë, nuk ka probleme me partnerët ndërkombëtarë dhe që nuk dëmton imazhin tim në fushatë elektorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat