Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e Muhamet Dukës në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Ai cili është babai i Elis Dukës dhe Leonard Dukes, të cilët ishin shpallur në kërkim në 2019 për vrasjen e Santiago Malkos dhe njihen si kundërshtarë të Ervis Martinaj.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të këtij viti për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë.
Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtut të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij.