Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ku objektiv ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.
Fqinja ka treguar për “News24” se janë tronditur pasi shpërthimi ishte shumë I madh.
Gjithashtu ka theksuar se bashkëshorti i saj ka përfunduar në spital pasi tronditja ka qenë shumë e madhe. Ajo I ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre.
“Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga ora tre e gjysmë e natës, dhe ka qëndruar deri në mëngjes. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Ne kemi qenë në dhomë tjetër…Bashkëshorti është në spital i është bllokuar veshi nga shqetësimi i madh. Banesa ka marrë dëmtime është bërë copë-copë. Para katër vitesh është shpërthyer dera e pallatit. Dy tre muaj përpara se të iknin ata, ka shpërthyer. Në këtë hyrje jemi 30 familje dhe jemi shumë të tronditur. I bëj thirrje shtetit, ne nuk jemi të siguruara brenda në shtëpinë tonë. Jemi në punën tonë në hallin tonë. Jemi dy pensionistë nuk dimë asgjë”, ka treguar fqinja.