Vasili: Rikandidimi i kryebashkiakëve nga Rama, kalimi nga falimentimi tek asgjësimi i pushtetit lokal

Shqipëria

Vasili: Rikandidimi i kryebashkiakëve nga Rama, kalimi nga falimentimi tek asgjësimi i pushtetit lokal

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:05
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se kryebashkiakët e Ramës kanë falimentuar bashkitë, ndërsa shtoi se ndëshkimi i tyre me votë është e vetmja zgjidhje.

Në një reagim në ‘Facebook’, Vasili thekson se mbi 75 % te kryetarëve të Bashkive janë kandiduar sërish dhe 25% janë ose në burg, ose të larguar për rekorde kriminale dhe korrupsion.

REAGIMI I VASILIT

Per Ramen e djeshmja ishte falimentimi, ndersa e nesermja eshte asgjesimi i Bashkive! Kryetaret e Rames falimentuan Bashkite, largimi dhe ndeshkimi i tyre e vetmja zgjidhje!

▪️Falimentimi i Bashkive, ▪️falimentimi i ujesjellsave, ▪️vjedhje qindra milion euro me inceneratoret dhe mbeturina,▪️ tendera hajdutesh pa fund, ▪️shtim i mijra patronazhisteve parazite, qe paguhen me taksat e qytetareve, ▪️qindra keshilltare ujesjellsash gazetare e kengetare, qe rrembejne miliona….

Kjo eshte pamja e shkaterrimit te Bashkive te marra peng nga rilindja.

Mbi 75 % te Kryetateve te Bashkive jane kandiduar serish dhe 25% jane ose ne burg, ose te larguarcper rekorde kriminale dhe korrupsion.

Rikandidimi i ketyre nga Rama eshte kalimi nga falimentimi tek asgjesimi i pushtetit lokal.
Per Ramen e djeshmja ishte falimentimi ndersa e nesermja eshte asgjesimi total i pushtetit lokal dhe rrembimi i tij i plote ne duart e tij dhe te qeverise per ta vjedhur ate ne menyre te pashpirte dhe perfundimtare.

Per Ramen kryetaret e tij te Bashkive jane thjesht ca kamikaxe qe firmosin cdo lloj hajduterie qe ai ju kerkon, qe s’kane as autoritet dhe as personalitet, qe nuk respektojne as ligj dhe as interesin publik por vetem bashkevjedhin me qeverine.
Situata eshte shume e qarte dhe zgjidhja eshte vetem një.

Largimi me vote masive i ketyre kryetareve te falimentuar, te korruptuar dhe te inkriminuar si dhe ndeshkimi dhe cuarja perpara drejtesise.

Kandidatet e shkelqyer te opozites Bashke Fitojme jane shpetimi i pushtetit lokal nga asgjesimi.

Fitorja e kandidateve Bashke Fitojme do te thote qe shqiptaret te kene më ne fund qeverisjen lokale qe meritojne e per te cilen paguajne nje barre me taksa. #14_Maj_Bashke_Fitojme🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat