I akuzuar për mashtrim, Gjykata e Lartë jep vendimin, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi

Shqipëria

I akuzuar për mashtrim, Gjykata e Lartë jep vendimin, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:31
Faruk Ozer

Gjykata e Lartë vendos ekstradimin drejt Turqisë të, Faruk Ozer.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat.

Ai ndodhet i paraburgosur në IEVP nr. 313 Tiranë më masën e sigurimit “Arrest ne burg”, pas urdhër-arrestit të Gjykatës turke, pasi akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Turku u arrestua më 30 gusht të vitit të kaluar teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat