Paralajmërimi i Ramës për daljen nga Gjykata e Arbitrazhit/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Arrogancë me pikëpamje afatshkurtër

Shqipëria

Paralajmërimi i Ramës për daljen nga Gjykata e Arbitrazhit/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Arrogancë me pikëpamje afatshkurtër

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:34
Ish kreu i Dhomës Amerikane, Merk Crawfor

Ish kreu i Dhomës Amerikane, Merk Crawford në një intervistë për Panorama TV ka komentuar propozimet që Dhomat e Huaja të tregtisë në vendin tonë i kanë paraqitur qeverisë ku tha se kjo e fundit duhet t’i marrë parasysh sugjerimet e tyre dhe të pranojë realitetin.

Crawford tha se Dhomat e Tregtisë nuk janë me asnjë parti dhe se kur shqetësimet apo sugjerimet e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria do të thotë se kjo e fundit po tërhiqet dhe i lë mes dy opsioneve ose të investojnë në vendin tonë ose të ikin.

Sakaq shtoi se paralajmërimi i kryemistrit Edi Rama se qeveria do të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit rrit pasigurinë te investitorët e huaj, ku shtoi se këtë e sheh si një lloj arrogance e cila nuk merr parasysh dëmin që i shkaktohet vendit nga pikëpamja e ekonomisë.

Pjesë nga intervista:

E di që këtu në Shqipëri mendojnë o je me mua o kundër mua, por dhomat nuk shikojnë kështu. Një qeveri që është e shkathët do thotë që nuk do pranojmë të gjithë se nëse të gjithë gjermanët, italianët kanë shqetësime dhe asnjë nga pikat e tyre nuk janë përmendur, do të thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur por ne e dimë që situate nuk është aq e mirë. Dhomat duhet të bëhen bashkë dhe duhet të thonë shqetësimet e tyre, nuk janë as të djathtë as të majtë. Besoj se qeveria duhet të marrë përsipër një nga sugjerimet, ndryshe mund të thotë se është e përsosur por nuk është.

A ka pasur reagim nga qeveria për këto shqetësime?

Ne vit për vit publikojmë shqetësimet tona dhe nuk është se nuk kemi folur, por nëse shkon përherë dhe nuk janë marrë në konsideratë ato do të thotë që dhomat duhet të bashkohen. Ka ardhur në momentin që qeveria nuk merr në konsideratë dhomat, dhe merr kritika. Nuk është tamam me kulturën amerikane kështu që ne bëjmë kritika, qeveria tërhiqet.

Për ekspertët qëndrimi i dhomave në Bllok lidhet me paralajmërimin e kryeministrit për daljen nga Arbitrazhit, i shikoni si lidhje?

Është diccka që nuk është rekomanduar, Dhomat nuk duan që Shqipëria të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit. Nëse nuk kemi opsion tjetër, ca do bëjmë ose nuk do investojmë fare.

Dalja nga Arbitrazhi rrit pasigurinë te investitorët?

Qeveria brenda ka sugjeruar të mos bëjë disa veprime që i kanë sugjeruar ministritë, ata thonë nëse bëni gjënë jo të duhur atëherë do jemi në pozitë të vështirë. Ka ndodhur disa herë, dhe kur disa ministri thonë do bëjnë dallavera pse të shqetësohem? Unë e kam parë dhe nga qeveritë e para në të gjithë historinë e Shqipërisë, lidhur me ankesat e investitorëve. Ka një lloj arrogance që është një pikëpamje afatshkurtër, dhe nuk merr parasysh dëmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat