Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në rrugën Librazhd-Prrenja.
Një makinë është përplasur me një trajler.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur I lënduar një person. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer zbardhjen e rrethane të aksidentit.