Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, Eksperti i Ekzaminimeve Shkencore ngre alarmin: Po cënohet rëndë siguria publike

Shqipëria

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, Eksperti i Ekzaminimeve Shkencore ngre alarmin: Po cënohet rëndë siguria publike

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:52
Eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi

Eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku 20-vjeçari Stevens Toshkezi mbeti i vrarë pas një sherri ku u sulmua me thikë nga dy 18 vjeçarë.

Përmes një interviste në News 24, Rexhepi theksoi se situata e rendit në vend mbetet shqetësuese dhe është cënuar qetësia publike.

Sipas tij, një shqetësim tejet i madh është fakti se shumë të rinj mbajnë armë të ftohta me vete

“Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se palët nuk i janë drejtuar policisë për zgjidhjen e konfliktit dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve.

“Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundin, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha ai.

“Zinxhiri ligj-zbatues duhet të jetë në filtra. Një hajdut xhepash bën 3 vjet burg. Për prona 2 apo 3 mln euro prokurori nuk reagon çfarë mund të themi. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm përpara ligjit. Në kuptimin ligjor të fjalës frika ka rënë”, theksoi Rexhepi.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, njëri prej autorëve është arrestuar, ndërsa autori tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu bëhet me dije se dy autorët janë konfliktuar edhe një herë tjetër me viktimën Stivens Toshkezi, një konflikt i ndodhur për një vajzë, pasi dyshohet se autorët i kishin ngacmuar të dashurën Toshkezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat