“Vrasjet, tritoli dhe droga kanë shpërthyer në qytet”, Salianji pas ngjarjeve të fundit në Tiranë: Gjumi i qeverisë i jep krahë krimit, po përdor bandat si patronazhistë

Shqipëria

“Vrasjet, tritoli dhe droga kanë shpërthyer në qytet”, Salianji pas ngjarjeve të fundit në Tiranë: Gjumi i qeverisë i jep krahë krimit, po përdor bandat si patronazhistë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:58
Ervin Salianji

Ervin Salianji thotë se gjumi i qeverisë ka bërë që krimi në qytet të shtohet dhe bandat të marrin krahë.

Deputeti i PD ka reaguar për ngjarjet e fundit të ndodhura sot në kryeqytet, ku mes të tjerash një 20 vjeçar u vra e thikë nga disa të rinj, e ndërsa po ashtu sasi tritoli u vendos në banesën e babai të kundërshtarit të Ervis Martinajt.

“Fatkeqësisht rendi dhe siguria publike janë në degradim të përditshëm! Vrasjet, tritoli, droga dhe dhuna kanë shpërthyer në qytetet, lagjet dhe fshatrat e Shqipërisë!

Bashkëpunimi i qeverisë me bandat për ti përdorur si patronazhistë për intimidimin dhe kërcënimin e votuesve dhe gjumi i qeverisë po shkakton fatkeqësi dhe i jep krah krimit!”, shprehet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat