Stuhi shiu, rrufe - njihuni me parashikimin e motit për ditën e mërkurë

Shqipëria

Stuhi shiu, rrufe - njihuni me parashikimin e motit për ditën e mërkurë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Ditën e mërkure vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të  vranësirave në orët e mesditës.

Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e  mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pas reshjet ndërpritren në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim  me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat:

në zona malore 3 deri 17°C

në zona e ulëta 6 deri 21°C 

në zona bregdetare 8 deri 20°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat