Meta në një reagim në ‘Facebook’ ironizon kandidaten e PS për bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako po ashtu dhe atë të bashkisë së Elbasanit.
REAGIMI I METES
A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës?
A mund të dalë ai tjetri, “kukulla” në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi?
A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim?
Sigurisht, që ata nuk dalin dot.
Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱