Banorët e Bërxullës janë shprehur se nëse drejtori i zyrës rajonale të Kadastrës në Vorë nuk mban fjalë për legalizimin e pronave dhe banesave të tyre, do rikthehen sërish në këtë institucion.
Ata u shprehën se protesta e tyre s’do përfundojnë me kaq dhe do vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, një prej të cilave është për vlerësimin e pronave me vlerën e tregut.
“Kemi 7 muaj që protestojmë dhe është i vetmi zyrtar që na pret në zyrë.
Të paktën do të bëhet certifikimi i pronave. Protesta do të vazhdojë për problemat e tjera që ka ky rast, kryesorja është vlerësimi i pronës. Protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë.
S’duam gjëra të paligjshme, atë çfarë na takon me ligj.
Do zhvendosemi në institucioni të tjera. Nëse nuk e mbajnë fjalën do rikthehemi sërish këtu”, tha për Panorama TV një nga banorët.