Ky është momenti që autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafenë.
Sikurse duket në foton pak sekonda para ekzekutimit, autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe me maskë në fytyrë.
Ai e ka qëlluar 7 herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit dhe është larguar me motor, teksa ende ndodhet në arrati.

Policia po merret me rastin.