Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Shqipëria

Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Më: 19 prill 2023 Në ora: 23:29
Ardian Nikulaj

Gazetari Eni Ferhati zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania dinamikën e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj të mërkurë në Shëngjin.

Ai publikoi një foto që tregonte momentet e largimit të vrasësit të 50-vjeçarit me një motor me targa të huaja.

"Autori, i cili ishte veshur si postier, ka hyrë në lokalin në pronësi të Nikulajt në momentin që brenda kishte edhe njerëz të tjerë, ndërkohë që askush nuk ka dyshuar pasi kanë menduar se ka qenë një postier që ka sjellë një pako. Ai ka qëlluar 6 herë në drejtim të 50-vjeçarit ndërsa dy plumba kanë rezultuar fatal për jetën e tij.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar", shprehet gazetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat